Sport

Erdhi për sulmues, Ibrahimovic po shndërrohet në trajnerin e Milanit

Duke përjashtuar spanjollin Suso, pjesa tjetër e ofensivës kuqezi është zgjuar nga gjumi dhe ka disa lojtarë që përmendin suedezin si faktor ndikues
Featured image of article: Erdhi për sulmues, Ibrahimovic po shndërrohet në trajnerin e Milanit Ibra dhe Pioli

Zlatan Ibrahimovic u rikthye te Milani për të bërë sulmuesin, por javë pas jave po kthehet në trajner. Ndikimi i tij më shumë vihet re në aspektin organizativ në fushë dhe atë psikologjik.

Në tri ndeshjet e fundit, Milani ka 8 gola të shënuar. Madje, ajo çka dukej si utopike për “Djallin”, tani ngjan krejt e natyrshme. Golat shënohen më me lehtësi dhe ka qarkullim topi edhe në gjysmëfushën kundërshtare.

Duke përjashtuar spanjollin Suso, pjesa tjetër e ofensivës kuqezi është zgjuar nga gjumi dhe ka disa lojtarë që përmendin suedezin si faktor ndikues. Piatek, Rafael Leao, Castillejo dhe Rebic po gjejnë veten dhe duken më të lumtur. Ata kanë shënuar të gjithë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje, edhe një mbrojtës si Theo Hernandez po bëhet goleador te Milani. Gjendja duket mjaft pozitive dhe tifozët duhet t’ia njohin meritën Ibrahimovic-it.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment