Aktualitet

Erdhi në Shqipëri për t’i bërë nderimet vëllait të vrarë! Preng Gjini shihej si potencial për të goditur kundërshtarët, “hasmit” vepruan para se…

Edhe pse Gjini nuk ishte kthyer në Rrëshen, aty ka lindur edhe burimi i konflikteve që i mori jetën të vëllait, ai është ndjekur gjithë kohën nga “hasmit”.
Featured image of article: Erdhi në Shqipëri për t’i bërë nderimet vëllait të vrarë! Preng Gjini shihej si potencial për të goditur kundërshtarët, “hasmit” vepruan para se… Preng Gjini dhe Kastriot Reçit

TIRANË – Preng Gjini, kishte vetëm dy muaj që kishte ardhur në Shqipëri! 50-vjeçari u kthyer në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e 1-vjetorit të vrasjes së vëllait, Armando Gjinit, ndërkohë kundërshtarët e kishin marrë sinjalin.

Sipas gazetarit Elton Qyno, edhe pse Gjini nuk ishte kthyer në Rrëshen, aty ka lindur edhe burimi i konflikteve që i mori jetën të vëllait, ai është ndjekur gjithë kohën. Duke keqkuptuar qëllimin e vizitës së tij në Shqipëri, “hasmit” kanë vendosur që të veprojnë të parët.

Burimet sqarojnë se Preng Gjini, konsiderohej si potencial serioz, ndaj kundërshtarët kanë marë masa ekstreme për ta eleminuar, duke i vendosur tritol poshtë mjetit të tij. Megjithatë fatmirësisht, Gjini i ka shpëtuar atentatit, pavarësisht se me dëmtime të mëdha.

“Ndodh shpesh që familjet që kanë të mbartuara një sërë konfliktesh, godasin krahun tjetër, pikërisht tek njerëzit që ata vërtet i shikojnë si potencial që mund ti organizojë sulme me armë,” -tha një burim pranë policisë së Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment