Aktualitet

“Era urinë e parfum bashkë”, avokatja denoncon rastin e vajzës: Pronari i kërkonte seks, si u shantazhua e reja për muaj të tërë  

Përmes një postimi në Facebook, Daka  tregon rastin e vajze te re, që nuk guxoi të vijonte betejën me punëdhënësin e saj, ky i fundit baba me tre fëmijë, i cili në këmbim të mbajtjes në punë,  i kërkonte favore seksuale të resë.
Featured image of article: “Era urinë e parfum bashkë”, avokatja denoncon rastin e vajzës: Pronari i kërkonte seks, si u shantazhua e reja për muaj të tërë   Denisa Daka, avokate

TIRANË– Avokatja Denisa Daka, ka denoncuar një rast të abuzimit të një vajze nga punëdhënësi i saj.

Përmes një postimi në Facebook, Daka  tregon rastin e vajze te re, që nuk guxoi të vijonte betejën me punëdhënësin e saj, ky i fundit baba me tre fëmijë, i cili në këmbim të mbajtjes në punë,  i kërkonte favore seksuale të resë.

“Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty”, shkruan Denisa Daka.

Postimi i Avokates Denisa Daka:

Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj. I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht. Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.
Kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, frikur nga pasojat u tērhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dhimbja bashkë.

Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..
Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj. Janë me dhjetra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.

Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht. Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dhune posaçërisht, të tjera tē braktisura nga familja a në nevojë ekstreme, me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontraten” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era urinë e parfum bashkë, duke mos patur asnje alternative tjeter.

Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të thyer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shantazhet apo presionet, kanosje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën sejcilës. Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht.. Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë pêrfundimisht para fatit të saj të trishtë..

(a.m/dosja.al)

Shto Koment