Showbiz

Era Rusi ‘konkuron’ Arbana Osmanin: Do të doja ta kisha emisionin e saj, Renaton do ta zbusja pak…

E ftuar në studion e “E diell”, Rusi u pyet për këtë ambicie dhe iu kërkua të jepte një përgjigjie se cilin emission do të donte të prezantonte.
Featured image of article: Era Rusi ‘konkuron’ Arbana Osmanin: Do të doja ta kisha emisionin e saj, Renaton do ta zbusja pak… Arbana Osmani, Era Rusi dhe Renato Mekolli

TIRANË– Këngëtarja Era Rusi ka shfaqur së fundmi dëshirën e saj për të prezantuar emisione dhe për të qenë në rolin e moderatores.

E ftuar në studion e “E diell”, Rusi u pyet për këtë ambicie dhe iu kërkua të jepte një përgjigjie se cilin emission do të donte të prezantonte.

Këngëtarja zgjidhi emisionin e Arbana Osmanit, ndërsa për shefin Renato Mekolli, tha se do të donte të ishte tek ai vetëm për ta zbutur pak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do të doja të prezantoja emisionin e Arbana Osmanit. Është shumë human dhe duke qenë se ajo është shtatzënë tani. Ndërsa Renaton do ta zbusja çik. Dhe do mësoja ndonjë për të gatuar atje. Jo se nuk di, por mësoj më mirë,”– tha Era ndër të tjera.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment