Bota

“Epoka e karburanteve fosile mbaron përfundimisht në Gjermani”, parlamenti miraton projektligjin “zero karbon” deri në vitin 2038

Kjo ka ardhur pas shumë kritikave mjedisore të vendit të cilat duan që kjo gjë të ndodh sa më shpejt.
Featured image of article: “Epoka e karburanteve fosile mbaron përfundimisht në Gjermani”, parlamenti miraton projektligjin “zero karbon” deri në vitin 2038 Foto Ilustruese

GJERMANI- Parlamenti gjerman ka miratura ditën e sotme një projektligj ku parashikohet heqja e e Gjremanisë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038. Kjo ka ardhur pas shumë kritikave mjedisore të vendit të cilat duan që kjo gjë të ndodh sa më shpejt.

“Ne po nisim një projekt brezash të daljes nga përdorimi i qymyrit. Është një vendim i rëndësishëm, i cili na tregon rrugën. Epoka e karburanteve fosile mbaron përfundimisht në Gjermani me këtë vendim”- tha ministri gjerman për Ekonominë, Peter Altmaier, pas votimit të projektligjit në të dy dhomat e Parlamentit, Bundestag dhe Bundesrat.

Altmaier, gjithashtu, u bëri thirrje kundërshtarëve që të mos e minimizojnë këtë projektligj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:orf.at

(A.K.dosja.al)

Shto Koment