AktualitetShowbizVirale

EPIKE nga Kim Mehmeti: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e bën vlerë kombëtare, vajza, trupi është fole ku rri shpirti, s’mund ta prekë e shohë kushdo!

Mehmeti thotë se këto vajza duhet të kuptojnë se trupi është fole ku prehet shpirti. Më tej, duke vijuar të njëjtin krahasim, ai krahason shpendin që ruan zogjtë me vajzat dhe trupin e tyre.
Featured image of article: EPIKE nga Kim Mehmeti: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e bën vlerë kombëtare, vajza, trupi është fole ku rri shpirti, s’mund ta prekë e shohë kushdo! Kim Mehmeti, publicist
Përditësuar:

Publicisti shqiptar Kim Mehmeti, në një reagim në rrjetet sociale ka komentuar së fundmi ekspozimin e të rejave shqiptare në ekrane të zhveshura. Mehmeti thotë se këto vajza duhet të kuptojnë se trupi është fole ku prehet shpirti. Më tej, duke vijuar të njëjtin krahasim, publicisti thotë se edhe “Shpendi e di që zogjtë nuk ruhen në fole të mbyllura, pasi duan diell”, duke nënkuptuar kështu trupin, e mandej ironizon kur thotë se “por as në atë (folenë), ku fryn era, dhe cilido mund t’a prekë.

“Shumë nga të rinjtë shqiptarë mbase gabimisht besuan se vlera më e lartë e civilizimit perëndimor është zhveshja dhe se në jetë shkohet përpara me prapanicë e gjoks të nxjerrën jashtë! Andaj atyre me dashamirësi duhet thënë se trupi është fole ku prehet shpirti dhe, sado i bukur të dukesh nga jashtë, çdo gjë varet nga mençuria që ke në kokë dhe nga pasuria që ruan në shpirt! Më në fund, edhe shpendi e dinë se nuk mund të ruash zogj në fole të mbyllur nga të gjitha anët ku nuk rrezaton dielli, por as në atë që nga çdo anë e fryn era, pra as në fole të cilës çdokush ia sheh të gjitha ndërthurjet dhe që mundë ta prekë cilido që kalon pranë saj!”, shkruan Mehmeti duke postuar dhe një fotografi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fotoja e Kim Mehmetit

(F.g/dosja.al)

Shto Koment