E Merkure, 2 Dhjetor, 2020
Full Ads
Aktualitet

Epidemiologu: Personat që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitetin kujtesë, s’duhet të përfshihen në grupin e parë të vaksinimit

I ftuar në "Real Story" ai ka thënë ndër të tjera se personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhen të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.
Featured image of article: Epidemiologu: Personat që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitetin kujtesë, s’duhet të përfshihen në grupin e parë të vaksinimit

TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, teksa i është përgjigjur pyetjes se a duhet të vakzinohen personat që kanë kaluar Covid-19, është shprehur se këto të fundit, kanë imunitetin kujtesë.

I ftuar në “Real Story” ai ka thënë ndër të tjera se personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhen të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga pikëpamja e imunitetit, prej disa muajsh antitrupat zgjatësin. Kanë imunitetin kujtesë. Se sa muaj zgjasin ato, kjo u verifikua se zgjaste shumë më tepër se sa u mendua në fillim. Mund të shihni se kemi pasur dhjetra miliona raste në pranverë, dhe këto nuk janë risjellë si të sëmurë sërish. Këta persona mendoj se nuk do të jenë tek fasha e parë e atyre që do të vaksinohen.”, tha Aliamehmeti.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment