Aktualitet

Epidemiologu kundër mbylljes së plazheve: S’ka asnjë studim që ndalon larjen në det, qytetarët duhet të ruajnë distancat fizike se virusi nuk ka ikur akoma

Alimehmeti u shpreh se asnjë nga studimet e deritanishme nuk ka dhënë arsye që të mos frekuentohen plazhet.
Featured image of article: Epidemiologu kundër mbylljes së plazheve: S’ka asnjë studim që ndalon larjen në det, qytetarët duhet të ruajnë distancat fizike se virusi nuk ka ikur akoma Ilir Alimehmeti, epidemiolog

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një intervistë për ABC News, Alimehmeti u shpreh se asnjë nga studimet e deritanishme nuk ka dhënë arsye që të mos frekuentohen plazhet.

Deti ka kripë, jod, temperaturë ideale. Ky virus nuk qëndron dot gjatë. Gjithashtu vitamina D e marrë përmes rrezeve të diellit rrit imunitetin, por edhe ul stresin. Të gjithë këto elementë të bëra bashkë janë të rëndësishme. Në temperaturë 24 gradë celsius fillon edhe shkatërrimi i këtij virusi”, u shpreh ai.

Më tej mjeku u shpreh se sa më afër të jenë njerëzit me njëri-tjetrin aq më i lartë është edhe rreziku i infektimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk duhet të mendojmë se virusi mbaroi, por nëse shfaq sezonalitet atëherë duhet të lejojmë më shumë njerëz të preken në mënyrë beninje. Gjatë marsit kishim rreth 58% të rasteve aktive, ndërsa sot numri i rasteve aktive është 8.8%”, u shpreh Alimehmeti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment