Aktualitet

STUDIMI italian/ Epidemiologu: Mbyllja e shkollave e pabazuar, lërini fëmijët arsimohen, të jetojnë

Konluzioni i tij ka dalë në bazë të studimit italian që ka dalë së fundmi, ku ka rezultuar se mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.
Featured image of article: STUDIMI italian/ Epidemiologu: Mbyllja e shkollave e pabazuar, lërini fëmijët arsimohen, të jetojnë Ilir Alimehmeti

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ditën e sotme ka thënë se mbyllja e shkollave me argumentin e parandalimit të përhapjes së COVID-19 ishte vendim i pabazuar.

Konluzioni i tij ka dalë në bazë të studimit italian që ka dalë së fundmi, ku ka rezultuar se mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.

Ai ka thënë ndër të tjera se problemi i përhapjes së Covid-19, janë të rinjtë dhe jo fëmijët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË: 

“Miqtë e mi, një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online. Mund të mirëkuptohen ndoshta vendimet e një viti më parë, kur shumëçka ishte e panjohur, por muaj më pas informacioni ishte i plotë dhe i konfirmuar nga ECDC, CDC dhe OBSH që shkollat nuk ishin vatra të rëndësishme të përhapjes së SARS-CoV-2. E megjithatë shumë shtete vazhduan vazhdën e vendimeve të pabazuara në evidencë, duke mbyllur plotësisht apo pjesërisht shkollat. Nga ana tjetër, efektet negative të mbylljes së shkollave mbi fëmijët dhe adoleshentët i njohim shumë mirë: reduktim i aktivitetit fizik, reduktim i ndërveprimit social, reduktim i mirëqenies psikologjike, probleme psikopatologjike, risku i obezitetit, risku i vartësisë nga celulari/tableti/kompjuteri, mosmbrojtja nga abuzimi në shtëpi, dhe problemet e performancës së mësimnxënies. Të gjithë e kishim të qartë që fëmijët dhe adoleshentët nuk e vuanin sëmundjen aq shumë, por u fshehëm pas gishtit duke thënë: “ua ngjisin të tjerëve”! Mirëpo herët e vonë çdo e vërtetë del në pah! Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre dhe kanë publikuar të dhënat në The Lancet më 26 mars 2021. Është studiuar periudha 30 Shtator 2020 – 28 Shkurt 2021 që përkon me valën e dytë të Italisë. Gjetjet kryesore: Hapja e shkollave nuk është shoqëruar me rritje të koeficientit rt të sars-cov-2. Mbyllja e shkollave nuk është shoqëruar me ulje të koeficientit rt të sars-cov-2. Incidenca e sars-cov-2 te nxënësit ishte më e ulët se në popullatën e përgjithshme. Incidenca te mësuesit ishte e njëjtë me popullatën e të njëjtës moshë. Gjetje mbi infeksionet dytësore: Infeksionet dytësore në shkollë janë <1% dhe, ndër këto, vetëm në 5-7% janë gjetur vatra me mbi 2 raste dytësore. Infeksionet dytësore të mësuesit janë të rralla. Kur ndodh, mësuesit infektohen më shpesh nga një mësues tjetër se sa nga një nxënës (raport 3,7 : 1). Autorët dalin në përfundimet e rëndësishme që: Hapja e shkollave nuk duhet konsideruar si faktor i rëndësishëm i përhapjes së COVID-19. Mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19. Të dhënat mbështesin më tej konsolidimin e nocionit që risqet e shkaktuara nga mbyllja e shkollave janë më të mëdha se përfitimet. Pra, miqtë e mi, le të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t’i lëmë fëmijët të qetë që të jenë fëmijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, të jetojnë” shkruan ai.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 2216 persona dhe janë infektuar 124,419 të tjerë.

Shto Koment