Bota

Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe se kjo

Ndërsa lajmi i keq është se duhet që të presin deri në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021, pasi më parë nuk është e mundur.        
Featured image of article: Epidemiologu amerikan: Pandemia tjetër do të jetë shumë herë më e keqe se kjo Michael Osterholm

ITALI-Epidemiologu amerikan, Michael Osterholm është shprehur se një pandemi tjetër do të kërcënojë botën. Në një intervistë për mediat italiane, ai tha se ka dy lajme në lidhje me këtë virus. Ai është shprehur se ka një lajm të mirë dhe një të keq, ku i miri është se puna për vaksinat anti-Covid po ecën shumë shpejt. Ndërsa lajmi i keq është se duhet që të presin deri në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021, pasi më parë nuk është e mundur.

“Kam një një lajm të mirë dhe të keq. Lajmi i mirë është se kërkimi dhe puna për sigurimin e vaksinave po ecën shumë shpejt, shumë më shpejt sesa imagjinonim. Tani duhet të presim procesin e miratimit, duhet të punojmë mbi proceset e prodhimit dhe shpërndarjes dhe pastaj ne mund t’ua japim atyre njerëzve, dhe unë jam i sigurt se kjo do të ketë një ndikim të madh në pandeminë. Sidoqoftë, lajmi i keq është se ne ende duhet të presim. Unë nuk mendoj ne do t’i shohim tani vaksinat para tremujorit të dytë ose të tretë të vitit 2021,” tha ai.

Ndërkohë që më tej, ai tha se një pandemi tjetër do të “mbërthej” botën. Epidemiologu tha se pandemia tjetër që do të godasë botën do të jetë shumë më e keqe se Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Nuk mund të them me siguri nëse pandemia tjetër do të jetë më e madhe se kjo, por patjetër që do të jetë më keq. Vërtetë shpresoj që pandemia e ardhshme të mos na kapë të papërgatitur”, shprehet ai.

Në nëntor të vitit 2019 në Kinë u shfaq për herë të parë koronavirusi. Ai u përhap me shpejtësi në të gjithë botën dhe se deri tani janë regjistruar 61,526,030  përsona povitiv ndërsa 1,441,419 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment