Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Rritja e temperaturave ul koeficientin e infektimit nga COVID-19

Alimehmeti tha se kjo stinë është një lloj ilaçi kundër koronavirusit.
Featured image of article: Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Rritja e temperaturave ul koeficientin e infektimit nga COVID-19 Ilir Alimehmeti, mjek

TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur sot për uljen aktivitietit të COVID-19 gjatë sitnës së verës. Në një lidhje direkte me News 24, Alimehmeti tha se kjo stinë është një lloj ilaçi kundër koronavirusit. Edhe pse sot janë konfirmuar dhe 18 raste të reja, mjeku u shpreh se deri tani Shqipëria është në një situatë të mirë duke iu referuar shifrave zyrtare.

90% e rasteve me COVID janë kontakteve të personave të prekur më parë. Rritja thjesht e numrave, rasteve të reja por kapaciteti spitalor mbetet njësoj, është e qëndrueshme gjendja në spitale do të thotë që ne jemi relativisht të qetë. Nuk kemi vdekje. Kemi vetëm 3% të shtretërve të zënë, kemi kapacitet 97%. Jemi shumë mirë nga ky drejtim. Sëmundje të llojeve të ndryshme kalojnë në popullatë por bëhen serioze në momentin që kanë nevojë për kujdes spitalor apo intensiv”, deklaroi Alimehmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alimehmeti u shpreh se rritja e temperaturave ul koeficientin e infektimit me COVID-19. “Çdo rritje e temperaturës e ul me 3.8% koeficientin R dhe çdo përqindje lagështie e ul me 2.4% që do të thotë stina e verës është një ilaç por nuk e zhduk krejtësisht. Nëpër ambiente të jashtme, në sipërfaqe inerte është gjetur por është i paaftë për të infektuar njerëzit. Gjatë verës duhet të jemi relativisht të qetë por kyçi është evitimi i grumbullimeve”, tha ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment