Politike

“Enveri do të kishte mbyllur në banjo”, qytetarët ankohen se nuk kanë bukë, Rama u kërkon llogari për ‘Ajfon’ dhe internet: Me çfarë i paguani, jua japin verësije?!

FOTO
Në disa përgjigje të tjera, kryeministri ka mohuar që portali e-albania nuk punon, duke u thënë ndjekësve që ta provojnë përsëri.
Featured image of article: “Enveri do të kishte mbyllur në banjo”, qytetarët ankohen se nuk kanë bukë, Rama u kërkon llogari për ‘Ajfon’ dhe internet: Me çfarë i paguani, jua japin verësije?! Qytetare, replika dhe kryeministri Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë që të replikojë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në postimet e fundit, ku Rama ka publikuar rregullat e reja që shtrëngojnë masat dhe daljen e qytetarëve nga shtëpitë, qytetarët janë ankuar për mungesën e të ardhurave dhe për varfërinë. Në hsumë përgjigje, kryeministri është shprehur se kanë ‘internet dhe ajfon’ dhe se ndihma do marrin ata që s’kanë ‘ajfon’.

Në disa përgjigje të tjera, kryeministri ka mohuar që portali e-albania nuk punon, duke u thënë ndjekësve që ta provojnë përsëri.

Një ndjekësi që kishte bërë gabime prtografike, kryeministri i ka shkruar se po të ishte diktatori Enver Hoxha gjallë do ta kishte mbyllur në banjo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shikoni fotot për më tepër.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment