Dikur

Enver Hoxha supersticioz? Qarkullojnë shumë teori, ja pse shtëpia e ish-diktatorit quhej “Vila nr.31” (DOKUMENTI)

Zona ku banonte ish-diktatori Enver Hoxha, quhej ndryshe 31, duke caktuar kështu edhe emrin e vilës.
Featured image of article: Enver Hoxha supersticioz? Qarkullojnë shumë teori, ja pse shtëpia e ish-diktatorit quhej “Vila nr.31” (DOKUMENTI) Foto ilustruese

TIRANË– Historiani dhe ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka treguar arsyen se përse shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, quhej ndryshe “Vila 31”.
Sipas Dervishit, zona ku banon udhëheqësit e Partisë ishte e ndarë dhe çdo objekt kryesor kishte një numër. Zona ku banonte ish-diktatori Hoxha, quhej ndryshe 31, duke caktuar kështu edhe emrin e vilës.

“Ende të ditët tona kur referohet objekti ku ka banuar diktatori, thuhet “vila nr.31”. pavarësisht se kuptimi i këtij numri ka rënë dhe nuk figuron gjëkundi pa pjesën tjetër të numrave, prap ky numër vijon të thuhet kështu. Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej (Blloku) nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër. Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Personel shërbyes në gjithë këtë grup objektesh (shoferë, pastrues, kuzhinierë, shitëse, dado, bahçevanë, etj), sipas një raporti të vitit 1992 rezultonin plot 802 persona. Vetëm pallati i brigadave kishte 60 bahçevanë,”-sqaron historiani.

Dokumenti

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe. Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vend qarkullonin teori të ndryshme lidhur me numrin e vilës, ku disa e lidhnin me supersticionin, duke pretenduar se Hoxha e shihte numrin 31 si numër fati. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment