Showbiz

Enrique Iglesias në zi! Koronavirusi i merr njeriun e dashur, zemërthyer ndan postimin PREKËS: Kohë të vështira

Njerku i Enrique Iglesias ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Featured image of article: Enrique Iglesias në zi! Koronavirusi i merr njeriun e dashur, zemërthyer ndan postimin PREKËS: Kohë të vështira Këngëtari, Enrique Iglesias.

SPANJË– Këngëtari Enrique Iglesias ka pësuar një humbje të dhimbshme nga virusi vdekjeprurës, Covid-19. Njerku i tij, sipërmarrësi Carlos Falco ka ndërruar jetë, vetëm pak ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Me sa duket Iglesias paska pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njerkun e tij, dhe ka ndarë postimin prekës në rrjete sociale.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë ka prekur shumë njerëz, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti. Kurajo!,”- shkruan këngëtari në postimin e tij në rrjete sociale, ndërsa e ka shoqëruar me një foto nga fëmijëria kun ë sfond shfaqet dhe njerku i tij.

Biznesmeni Carlos Falcó, i cili ishte njerku i këngëtarit të famshëm Enrique Iglesias, vdiq në moshën 83 vjeçare për shkak të koronavirusit. Ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ishte konsideruar një pacient në rrezik për jetën.

R.L/Dosja.al

Shto Koment