Aktualitet

Kryeministri vazhdon gjyqin kundër Ylli Rakipit, Avokatja e Shtetit paraqitet si avokate e Ramës

FOTO
Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Dosja.al Muçaj është në gjykatë në palën kundër gazetarit.
Featured image of article: Kryeministri vazhdon gjyqin kundër Ylli Rakipit, Avokatja e Shtetit paraqitet si avokate e Ramës Ylli Rakipi në gjykatë dhe avokatja Enkelejda Muçaj

TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi ka zhvilluar sot seancën e radhës gjyqësore kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje. Gazetari Rakipi sot pavarësisht se përfaqësohet me avokat është paraqitur në sallën e gjyqit, ndërsa Rama jo.

Avokatja Enkelejda Muçaj në gjykatë

Kreu i qeverisë ashtu si dhe në seancat e kaluara është përfaqësuar vetëm me avokaten e tij, Enkeljeda Muçaj. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Dosja.al Muça është në gjykatë në palën kundër gazetarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
 Ylli Rakipi në gjykatë

Por vetëm një ditë më parë me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave avokatja e Edi Ramës u vendos në postin e Avokatit të Shtetit. Edhe pas këtij vendimi Muçaj vijon ende punën e saj si avokate e Kryeministrit.

Avokatja Enkelejda Muçaj në gjykatë

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment