Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Ëngjëll Bejtja zbardh bisedën me Tom Doshin: Më ka garantuar se është në rregull me gjithçka!
17 Shkurt 2021, 18:38Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate Ëngjëll Bejtja është i bindur për pastërtinë e figurës së Tomë Doshit.
I ftuar në studion e lajmeve në “News24”, Bejtja foli për deklaratat e ambasadores Yuri Kim, dhe zbardhi një bisedë që kishte bërë në lidhje me këtë gjë, me Tom Doshin.
Bejtja shtoi se Doshi e ka garantuar se ai vetë është në rregull me çdo gjë, përsa i përket pastërtisë së figurës për të kandiduar në zgjedhje.
“Sigurisht, unë kam biseduar me zotin Doshi për gjithçka. Kemi iskutuar bashkë dhe më ka garantuar që është në rregull me gjithçka,”- tha Bejtja.
PSD-ja tashmë është regjistruar me kryetar Ëngjëll Bejtja, por kjo gjë do të jetë e përkohshme. Vetë Tom Doshi tha dy ditë më parë se kryetar i asaj partie është vetëm ai dhe se kanë zgjedhur anëtarët e partisë, por ligjërisht kjo gjë do të ndodhë pas datës 19 shkurt. Arsyet e kalimit të pronësisë së partisë nga Doshi tek Bejtja janë ende të panjohura, por periudha e ndryshimit të kryetarit përkon me deklaratat e para të ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos lejuar të inkriminuarit në zgjedhje.(Lexo këtu pikënisjen e përplasjes Yuri Kim-Tom Doshi).,
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Ëngjëll Bejtja u shpreh se ligji vendas nuk e pengon Tom Doshin që të kandidojë në zgjedhje. I ...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjete sociale banesën e një familjeje në nevojë. Tabaku thekson se sipas saj kjo...
TIRANË – Presidenti Meta ka reaguar shpër pasi ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan shifra të larta të infektuarish dhe viktimash. Në një postim që k...
TIRANË- Rritja e numrit të rasteve me Covid 19 , ditët e fundit në vendin tonë ka shqetësuar deputetët e Kuvendit. Kështu nisur nga situata, ditën e sotme ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se shqiptarët nuk mund të gënjehn gjithmonë dhe se premtimet e kryeministrit Edi Rama, kanë ng...
TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka reaguar pasi Rama pak më parë në një postim që bëri në rrjetet sociale, u postoi një dy foto, ndërsa ka kërkuar man...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj, ditën e sotme në një takim që ka bërë me qytetarët, ka thënë se nëse po të ishim në të njëjtën situatë dhe vaksin...