Showbiz

Kejvina Kthella reagon pas kritikave për lidhjen me Redjan Rrajën, mesazhi që jep: Nuhas energjinë e keqe

Reagon Kejvina Kthella.
Featured image of article: Kejvina Kthella reagon pas kritikave për lidhjen me Redjan Rrajën, mesazhi që jep: Nuhas energjinë e keqe Kejvina Kthella dhe Redjan Rraja

Tiranë– Kjevina Kthella është tashmë tashmë në qendër të medieve. Pas lidhjes së saj me Redjan Rrajën ajo është bërë edhe pjesë e hetimeve të atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Një ditë më parë Krimet e RëndA i rikthyer asaj telefonin por i mbajnë ende të bllokuar makinën “Audi-in” dhe llogaritë bankare.

Së fundmi ajo ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një shprehje: “Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti“, shkruan ajo një rrjetin social Instagram.

Lidhja e Kejvina Kthejllës me Rrajën

Modelja e cila u fut në këtë mesele “falë” lidhjes së saj me Redjan Rrajën, është përdorur si alibi nga ai, pasi i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment