Kulture

Energji dhe emocion, Jonida Maliqi ‘ndez’ skenën në Eurovizion

Jonida Maliqi ndez skenën e Eurovision, performanca e mbushur me energji dhe emocion.
Featured image of article: Energji dhe emocion, Jonida Maliqi ‘ndez’ skenën në Eurovizion Jonida Maliqi performon në Eurovizion.

IZRAEL-Jonida Maliqi ka përfunduar performancën e saj dhe interpretimin dinjitoz në Tel Aviv. “Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë, ka shpërthyer me gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe plot emocion.

Performanca e mbushur plot intensitet dhe energji u përcoll tek publiku me shumë emocion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sapo këngëtarja ka mbyllur interpretimin, në rrjet janë postuar çaste nga interpretimi në skenë. Faqja zyrtare e Eurovisionit e ka cilësuar zë mahnitës zërin e saj dhe të shkëlqyer interpretimin.

L.K/Dosja.al

Shto Koment