Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
13 Mars 2021, 15:24Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla binjak. E ftuar në “Opinion”, në News 24, Lala tha kjo ka qenë arsyeja që hetuesit e kanë pasur të vështirë që të bënin dallimin.
Sipas Lalës, grupi i hetuesve e ka bërë dallimin mes tyre përmes telefonave të tyre. Gazetarja shtoi se binjakët kishin prindërit e ndarë dhe se autori, Enejt Shyti jetonte me të ëmën në zonën e Brrylit, ndërsa i vëllai me të atin në Krrabë. Pikërisht kjo gjë ka bërë qeë hetuesit të bindeshin se ekzekutori ishte Enejt Shyti e jo vëllai i tij.
“Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit. Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin.
Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Brrylit, ndërsa vëllai binjak në Krrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën. Enejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Krrabë,”- u shpreh gazetarja.
Grupi prej katër personash është vënënë pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drjet Malit të Zi pas krimit të kryer. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar prangosjen e personave të njohur të botës së krimit dhe të biznesit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia....
TIRANË- Vetëm 7 ditë pasi Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike dhe aleatët e vegjël, në zyrë i shkoi një letër ...
DIVJAKË– Që në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat e policisë së Divjakës së bashku me ato të FNSH kanë ardhur sërish pranë banesës së Artan Ka...
TIRANE- Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje rezulton se është ndërmjetuesi në vrasjen e Behar Sofisë. Ai është personi që telefonoi Ene...
ELBASAN- Një banesë në fshatin Bujqësisë në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm.Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se si pasojë e flakëv...
TIRANË- Enejt Shyti, ekzekutori i Behar Sofisë nuk do të ishte zbuluar dot kurrë, nëse nuk do të ishte ai vetë që do të harronte ose largohej pa zhdukur r...
TIRANE– Vrasës me pagesë por edhe bojaxhi. Kjo është jeta e dyfishtë e ekzekutorit të Behar Sofisë, Enejt Shyti i cili vrau paraditen e 25 shkurtit me gjakftoht...
TIRANË– Forcat RENEA ndodhen buzë bulevardit “Bajram Curri” atje ku disa prej tyre, përfshirë edhe polumbarë po kërkojnë për armën me të cilën u ekzekutua ...
TIRANË– 28-vjeçari Xhuljano Visha, është një nga autorët e vrasjes së biznesmenit , Behar Sofia, që u arrestua së bashku me ekzekutorin e biznesmeni...