Politike

Endri Shabani: Më rrëqethet mishi nga partitë, do futemi në ‘lojë’, kemi pritur…edhe shumë madje

Endri Shabani, themeluesi i “Nisma Thurje" u shpreh se nuk e pëlqente mënyrën sesi bëhej politikë në Shqipëri.
Featured image of article: Endri Shabani: Më rrëqethet mishi nga partitë, do futemi në ‘lojë’, kemi pritur…edhe shumë madje Endri Shabani

TIRANË– Endri Shabani, themeluesi i “Nisma Thurje” ka folur për karrierën e tij në politikë, duke treguar edhe momentet e tij të para. I ftuar në emisonin “Me Xhaxhiun”, ai u shpreh se nuk e pëlqente mënyrën sesi bëhej politikë në Shqipëri.

““Rama duhet të ikë si fenomen dhe për këtë Lulzim Basha duhet të ofrojë alternativë, pra duhet ti japë qytetarëve besimin se do të jetë ndryshe dhe do të qeverisë më mirë. Nëse ka qytetarë që e besojnë këtë, duhet të votojnë për Bashën. Fatkeqësia është që shumë qytetarë nuk e besojnë këtë sepse Basha nuk është hera e parë që konkurron. Në 2017 nuk arriti të bindte qytetarët, në 2019 nuk u fut fare në zgjedhje. Ne nuk mund të presim pafundësisht Bashën që të fitojë besimin. Mendojmë që duhet të futemi në lojë. Kemi pritur gjatë në fakt. E urrej mënyrën si bëhet politikë në Shqipëri. Edhe tani nuk më rri mirë ky kostumi i partisë. Kur më thoni parti, më rrëqethet mishi. Ky është realiteti dhe këto janë rregullat e lojës, është e pamundur të dalim me kandidatë të pavarur. Nga ana tjetër, qytetarët në mënyrë dërrmuese, propozimi ka qenë futuni si subjekt në zgjedhje”, tha Shabani.

I pyetur se nga çfarë vuan partia e re e krijuar, thotë se nuk arrijnë të mbrojnë dot aktivistët që të jenë të pavarur, pasi nuk i marrin dot përsipër kostot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vuajmë vetëm nga një gjë. Nuk arrijmë dot të mbrojmë aktivistët tanë. Kemi shumë njerëz që janë të pavarur, janë kapacitete intelektuale që nuk dalin me “Nismën Thurje” pasi kanë frikë nga reagimi i pushtetit. Është kosto që shumë prej nesh e kemi marrë dhe të tjerë ngurrojnë ta marrin,”-shtoi ai. 

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment