PolitikeVirale

Endri Fuga merr postin e ri, Rama e bën koordinator kombëtar në kryesinë e OSBE-së, nuk lë pas as detyrat në Kryeministri

Fuga është bërë tashmë korodinator kombëtar i kryetarit të OSBE-së, që këtë vit është po kryeministri Edi Rama.
Featured image of article: Endri Fuga merr postin e ri, Rama e bën koordinator kombëtar në kryesinë e OSBE-së, nuk lë pas as detyrat në Kryeministri Edi Rama dhe Endri Fuga

TIRANË– Endri Fuga, këshilltari i komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe njeriu që drejton strategjinë mediatike të qeverisë aktuale ka marrë një post të ri.

Fuga është bërë tashmë korodinator kombëtar i kryetarit të OSBE-së, që këtë vit është po kryeministri Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai e ka prezantuar përmes rrjeteve sociale këtë arritje në karrierë, por lë pas shumë pikëpyetje. Tashmë Fuga do të merret me koordinimin e kryesisë së OSBE-së, dhe do të jetë gjithashtu edhe personi që do të këshillojë kryeministrin Rama për lëvizjet dhe nismat qeveritare.

Endri Fuga ka vendosur t’i mbajë të dyja postet, pa hequr dorë nga asnjëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment