Psikologji

Ëndrrat që çdo njeri i ka parë të paktën një herë në jetë, ja kuptimi i tyre!

A do të çuditeshit po t'iu tregoja se shpesh herë ne shohim të tërë të njëjtat ëndërra?
Featured image of article: Ëndrrat që çdo njeri i ka parë të paktën një herë në jetë, ja kuptimi i tyre!
Përditësuar:

TIRANË- Ëndrrat janë si një portë e hapur drejt të pavetëdijshmes dhe subkoshiencës sonë. Në momentin kur sytë tanë mbyllen dhe ne flemë gjumë, asnjëherë nuk e dimë se ku do të na çojë mendja jonë.

Por a do të çuditeshit po t’ju tregoja se shpesh herë ne shohim të tërë të njëjtat ëndërra?

Pra ne shkojmë të gjithë tek i njëjti vend.

Cilat janë disa nga ëndërrat që të gjithë i kemi parë të paktën një herë në jetën tonë, dhe cili është kuptimi pas tyre?

1- I ngecur në kurth me një kafshë të rrezikshme.

Është diçka e zakonshme të ëndërrosh sikur një tigër ose luan, është në të njëjtën dhomë me ty. Ekspertët e ëndrrave thonë se kjo tregon që në jetën tuaj është një situatë që duhet t’i kushtoni vëmendje, dhe se kafsha e egër përfaqson një sjellje vetë shkatërruese tuajën.

2-Fluturimi.

Ëndërrat që të duket sikur po fluturon përmes reve, janë shumë të bukura, por edhe ato gjithashtu e kanë një kuptim brenda tyre. Ato nënkuptojnë që personi duhet të lëshojë një situatë toksike në jetën e tyre, dhe të rimarin sërisht kontrollin në dorë.

3- Takimi i një personi Vip.

Sado qesharake të duket, shumë prej nesh kanë parë të paktën një herë në jetën e tyre një ëndërr në të cilën keni takuar një person shumë të famshëm Hollivudi apo kudo qoftë. Në fakt kuptimi i kësaj ëndrrë ka të bëjë me ambiciet tuaja për të qenë i famshëm, apo për t’ia dalë mbanë fuqishëm në jetë.

4-Kafshë të vogla të pastreha.

Disa njerëz shohin në ëndërr sikur papritmas gjenden në një ambient të mbushur me kafshë të vogla të tipit qenë apo mace, të cilat janë të pastreha dhe jetojnë në rrugë. Kjo ëndërr ka domethënien që gjëra të reja dhe eksperienca të reja janë duke ndodhur në jetën tuaj, dhe ju ende nuk jeni mësuar me to e mbase i keni marrë edhe pak me frikë.

5-Të humbësh kontrrollin e makinës.

Nëse ju e keni parë një ëndërr të tillë, atëherë të dy e dimë që jeni ndjerë në ankth, të tensionuar dhe keni nxjerrë djersë të ftohta. Njësoj si do të ndiheshit në realitet nëse makinës suaj një moment të caktuar do i prisheshin frenat, apo do t’i dilte timoni nga kontrrolli. Kuptimi i kësaj ëndërre nuk do shumë mend, tregon që ju nuk keni aspak kontrroll për atë që po ndodh në jetën tuaj.

6- Rënie e lirë.

Më tepër se 80 përqind e njerëzve raportojnë se kanë parë të paktën një herë në jetën e tyre, një ëndërr në të cilën ata kanë qenë duke rënë nga një vend i lart, drejt asgjësë. Kjo ëndërr tregon se ju po neglizhoni një situatë madhore në jetën tuaj, në të cilën duhet të fokusoheni urgjentisht dhe duhet t’i jepni një zgjidhje asaj.

7- Vdekja.

Ëndërrat në të cilat ju vdisni, nuk kanë të bëjnë shumë më frikën që keni ju nga vdekja, por tregojnë që diçkaje në jetën tuaj, një cikli, i ka ardhë fundi dhe është koha për të nisur diçka të re.

8- Rënia e dhëmbëve.

Këto janë ato ëndërra të cilat të bëjnë të zgjohesh me një ndjesi të keqe në kraharor, dhe i mbushur me ankth. Duke qenë se mungesa e dhëmbëve përfaqson mënyrën se si të tjerët të shohin, atëherë të shohësh një ëndërr sikur të bie një dhëmb apo disa prej tyre, do të thotë se individi ka pasiguri për veten e tij, vetëbesimi është i ulët, dhe ai ndihet i pafuqishëm.

 9-Përndjekja.

Një nga ëndërrat më të përfolura ndaj njerëzve, është ajo në të cilën ti ke ndjesinë që dikush apo diçka të është vënë pas dhe po të përndjek.Thuhet se kjo ëndërr ka kuptimin se në jetën tuaj ka diçka që nuk shkon, dhe që ju në vend që ta zgjidhni atë, po përpiqeni ti shmangeni.

10- Të vrasësh dikë.

Kjo ëndërr hyn tek ëndërrat më të tmerrshme. Sështë nevoja t’i themi detajet e emocioneve që të bën të përjetosh shikimi i një ëndrre të tillë, ndryshe nga ëndrrat e tjera domethënia e kësaj ëndrre është më sipërfaqësore. Mbase ju nuk duhet të shihni më aq shpesh filma, apo materiale të dhunshme para gjumit.

11- Shtatëzania. Ëndrrat sikur keni ngelur shtatëzanë, janë mjaft të shpeshta midis njerëzve. Ato simbolizojnë lindjen e ideve apo projekteve të reja, që po presin për të dalë në dritë, dhe për të qenë efektive.

12-Fantazma.

Shumë  njerëz thonë se kanë parë hije apo fantazma në ëndrrat e tyre. Përtej besnytnive të ndryshme, në aspektin psikologjik, kjo ëndërr nënkupton që ju jeni konfuzë dhe s’jeni ende të qartë për të ardhmen tuaj.

13 – Lakuriq në publik.

Këto janë ato ëndërra që pasi zgjohesh ndihesh shumë i lumtur që ishte e gjitha vetëm një ëndërr. Simboli i kësaj lloj ëndërre dhe kuptimi pas saj, tregon se ju ndiheni vulnerabël dhe sensitiv në këtë pikë në jetën tuaj, mbase jeni në fillimin e një pune apo një lidhje të re.

14-Paaftësia për të ecur apo vrapuar.

Nëse ju e shihni shpesh këtë lloj ëndrre, atëherë është koha që ju ta doni më shumë veten tuaj, kjo ëndërr tregon vetëbesim të ulët, dhe mungesë konfidence.

15- Të ndjerit në kurth.

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë sikur keni ngecur në një dhomë të izoluar, apo në një makinë së cilës nuk i hapen dyert, kjo nënkupton që në jetën tuaj keni një situatë e cila ju bën të ndiheni jo mirë, dhe nuk keni shumë hapësirë për të zgjedhur dhe për t’u larguar nga situata.

Burimi:Boredom Therapy 

E.C/Dosja.al

Shto Koment