Aktualitet

Ende pa filluar shkolla, një mësuese dhe një sanitare në Fier rezultojnë të infektuara me COVID

Një mësuese dhe një sanitare në Fier rezultojnë të infektuara me COVID. Ato janë karantinuar në banesat e tyre.
Featured image of article: Ende pa filluar shkolla, një mësuese dhe një sanitare në Fier rezultojnë të infektuara me COVID Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier 

FIER- Një mësuese dhe një sanitare e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier  rezultojnë të infektuara me koronavirus.

Inspektoriati i Shëndetit Publik bën me dije se testi i COVID-19 është kryer pas kërkesë së dy grave, pasi ditët e fundit ato kanë pasur simptoma të virusit. Mësohet se mësuesja e sanitarja janë karantinuar në banesat e tij. Nuk dihet ende nëse ditët e fundit mësuesja ka kontakt me nxënësit e saj.

Po kështu, orët e fundit kanë rezultuar të infektuar edhe 8 të burgosur të burgut të Drenovës. Këta të fundit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Burgut në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje, se kanë humbur jetën edhe 4 pacinetë të tjerë, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 316. Aktualisht në vend janë 3833 raste aktive.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment