Sport

Ende nuk është tërhequr nga Super League, presidenti i Federatës kërcënon Juventusin: Jashtë Serie A nëse…

Gabriela Gravina, këtë mëngjes në Napoli,ka shpjeguar se nëse bardhezinjtë do të vendosin të jenë akoma në Super League në kohën e regjistrimit të skuadrave për kampionatin e ardhshëm, atëherhë skuadra do të përjashtohet nga aktiviteti
Featured image of article: Ende nuk është tërhequr nga Super League, presidenti i Federatës kërcënon Juventusin: Jashtë Serie A nëse… Gabriele Gravina dhe Andrea Agnelli

ITALI-Jo vetëm Champions League dhe rreziku i qëndrimit jashtë Evropës për dy sezone. Juventus gjithashtu mund të përjashtohet nga kampionati i Serie A. Kjo u sqarua nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriela Gravina, këtë mëngjes në Napoli, duke shpjeguar se nëse bardhezinjtë do të vendosin të jenë akoma në Super League në kohën e regjistrimit të skuadrave për kampionatin e ardhshëm, atëherhë skuadra do të përjashtohet nga aktiviteti.

“Shpresoj që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë jemi lodhur pak nga kjo tjerrje e vazhdueshme e luftës midis këtyre tri klubeve dhe UEFA-s. Shpresoj të jem në gjendje të ndërmjetësoj midis bardhezinjve dhe UEFA-s. Kjo nuk është mirë për futbollin ndërkombëtar, për futbollin italian dhe për vetë Juventusin”.

Ligji anti-Super League u miratua kohët e fundit, që parashikon përjashtimin nga kampionati ato klube që bashkohen me projekte që nuk janë në përputhje me parimet e futbollit të promovuar nga UEFA dhe FIFA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gravina sqaron pozicionin e tij: “Ne kemi thënë tashmë se Federata Italiane e Futbollit respekton rregullat dhe këto parashikojnë mospjesëmarrje në kampionat, nëse parimet e vendosura nga UEFA nuk pranohen. Rregullat janë të qarta: nëse Juventusi është ende pjesë e Superligës kur të regjistrohet për kampionatin e ardhshëm, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Serie A. Do të ishte keq për tifozët, por rregullat janë rregulla: ato zbatohen për të gjithë”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment