Sport

Ende nuk e ka marrë veten nga humbja 8-2, Barcelona mund të gjejë sërish Bayern Munich, ja opsionet e Juventusit në Champions League

Ekipet po presin me makth shortin, që do të hidhet ditën e hënë ora 12:00 në Nyon të Zvicrës. Dy skuadrat italiane, Lazio dhe Atalanta do të gjejnë kundërshtarë të kalibrit të lartë
Featured image of article: Ende nuk e ka marrë veten nga humbja 8-2, Barcelona mund të gjejë sërish Bayern Munich, ja opsionet e Juventusit në Champions League Bayern Munich-Barcelona

EUROPË– Me përfundimin e fazës së grupeve të Champions League, tani skuadrat e kualifikuara po mendojnë për raundin e 16-të që do luhen në muajt shkurt-mars të vitit 2021. Ekipet po presin me makth shortin, që do të hidhet ditën e hënë ora 12:00 në Nyon të Zvicrës. Dy skuadrat italiane, Lazio dhe Atalanta do të gjejnë kundërshtarë të kalibrit të lartë.

Nga ana tjetër, Juventus duhet të shmangë Atletico Madrid, një kundërshtar i pakëndshëm për bardhezinjtë, por edhe Sevillan që nga momenti në moment mund të bëjë keq.Ndërkohë sipas prognozës, ekipet nga i njëjti grup nuk mund të sfidojnë njëri-tjetrin, as ekipet nga i njejti vend. Bayern Munich është skuadra me më shumë opsione për t’u përballur me Barcelonën.

Pot 1: Bayern Munchen, Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus, Psg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pot 2: Atletico Madrid, Borussia Monchegladbach, Porto, Sevilla, Atalanta, Lazio, Barcelona, ​​Leipzig.

Europa League: Salzburg, Shakhtar Donetsk, Olympiacos Piraeus, Ajax, Krasnodar, Clube Brugge, Dinamo Kiev, Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment