Aktualitet

Ende me zë të dridhur, aktorja Ermira Gjata tregon momentin kur u njoftua se po shembej teatri: Shpërtheva në lot, data 17 është zgjedhur qëllimisht

Sot Gjata, në një lidhje me ABC News, ka treguar se si është ndjerë në momentin kur u shkatërruar Teatri Kombëtar.
Featured image of article: Ende me zë të dridhur, aktorja Ermira Gjata tregon momentin kur u njoftua se po shembej teatri: Shpërtheva në lot, data 17 është zgjedhur qëllimisht Ermira Gjata, aktore

TIRANË- Një foto e aktores së njohur Ermira Gjata, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Gjata është fotografuar teksa qante, e pas shpinës së saj fadromat po shkatërronin godinat e teatrit. Sot Gjata, në një lidhje me ABC News, ka treguar se si është ndjerë në momentin kur u shkatërruar Teatri Kombëtar.

Ajo shtoi se  data 17 maj është zgjedhur qëllimisht për prishjen e teatrit, pasi në këtë datë është dhënë dhe shfaqja e parë.

Mua më njoftuan se po shembet teatri, vetëm kur shkova dhe pash nga afër se si fadromat po prishin pjesët, aty nuk u përmbajta dot, shpërtheva në lot.Mendoj se mund të jetë bërë qëllimisht, pasi më 17 maj të 1945 është çelur për herë të parë zyrtarisht Teatri Kombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo godinë mund të restaurohej dhe të bëhej ashtu siç ishte. Akoma besoj ashtu se mund të bëhet. Nuk është fjala thjesht për të qenë emocionale, por për të mbrojtur identitetin e historisë sonë”, u shpreh Gjata me me zë të dridhur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment