Showbiz

“Ende dridhem”, modelja Xhesika Berberi tregon gati e përlotur 30 sekondat e tmerrit: Kushërinjtë e mi kanë pasur dëme, prindërit bërtisnin…(VD)

E ftuar në ‘”Ftesë në 5”, modelja tregon se ishte në New York në atë moment dhe se dhimbja e madhe që ka ndjerë është ajo që e ka sjellë në Shqipëri.

TIRANË– Modelja Xhesika Berberi ka rrëfyer se si i ka përjetuar 30 sekondat e tmerrit të 26 nëntorit kur tërmeti goditi fuqishëm Shqipërinë.

E ftuar në ‘”Ftesë në 5”, modelja tregon se ishte në New York në atë moment dhe se dhimbja e madhe që ka ndjerë është ajo që e ka sjellë në Shqipëri.

“Familja ishte e para që me telefonoi. Akoma po dridhem kur kujtoj momentet e tmerrit që përjetova edhe pse nuk isha. Gjithë kohës në shtëpinë time janë ndjekur vetëm lajme dhe ishte shumë e dhimbshme të shikoje njerëzit dhe vendin tënd në këtë dhimbje të tejskajshme. Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme materiale. Është një dhimbje shumë e madhe,”– tregon ajo me zërin e mekur dhe gati e përlotur.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë sa më të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira. Xhesika tregoi se si bashkë me Adrola Dushin k mbledhur një shumë të kosniderueshme parash, rreth 37 mijë dollar, dhe të gjitha do të shkojnë për familjet në nevojë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment