Showbiz

Enca REVOLTOHET nga postimet e artistëve shqiptarë për protestën për George Floyd: Ngrini zërin për komunitetin rom që përbuzet çdo ditë, ketu ka çështje që na vrasin ju merreni me Amerikën

Enca ka reaguar së fundmi për postimet që artistët shqiptare po bëjnë në Instagram duke u shprehur se ka çështje më të rëndësishme në vendin tonë.
Featured image of article: Enca REVOLTOHET nga postimet e artistëve shqiptarë për protestën për George Floyd: Ngrini zërin për komunitetin rom që përbuzet çdo ditë, ketu ka çështje që na vrasin ju merreni me Amerikën Enca

TIRANE-Thirrja që po ndërmerret kundër racizmit #BlackOutTuesday ka bërë që shumë personazhe të famshëm të postojnë në profilin e tyre të Instagramit foto të zeza pas protestave për vrasjen e George Floyd, nga efektivi i policisë që i vendosi gjurin në qafë- duke e mbajtur për më shumë se 7 minuta duke e çuar në asfiksim.

Mesa duket ky lloj postimi nuk i është dukur me vend këngëtares Enca Haxhia, e cila akuzon hapur artistët shqiptarë se nuk po ngrejnë zërin për kauzat e vendit të tyre, por po bëjnë çfarë bën amerikani pasi iu duket më trendy.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja i bën thirrje të gjithëve të ngrihen njëzëri për një çështje që prek vendin tone duke marre si shembull komunitetin rom duke u shprehur se përbuzet çdo ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?
Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.
Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…
Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.” shkruan Enca në postim duke theksuar se dhe ajo është sensitive për videon që ka parë mirëpo sipas saj njerëzit në vendin tonë duhet të merren me çështje që na prekin.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment