Showbiz

“Hera e fundit që flas për të”/ Enca ua pret shkurt fansave që e pyesin për lumturinë pas vdekjes së të atit, tregon luftën që përjeton pas rrjeteve sociale

Këngëtarja, duke theksuar se ëhstë hera e fundit që flet për këtë gjë në  rrjetet scoiale, por meqë e kanë pyetur shpesh ka vendosur të përgjigjet dhe shton se askush nuk e ka idenë se ç'ndodh pas Instagramit të saj.
Featured image of article: “Hera e fundit që flas për të”/ Enca ua pret shkurt fansave që e pyesin për lumturinë pas vdekjes së të atit, tregon luftën që përjeton pas rrjeteve sociale Enca Haxhia dhe prindërit e saj
Përditësuar:

TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia ka folur sërish për dhimbjen që po ndjen pas humbjes së të atit. Në një rubrikë në Instagram, teksa po u kthente përgjigje ndjekësve të saj, Enca është pyetur se si mund të nxjerrë foto të lumtura kur humbi të atin. Këngëtarja, duke theksuar se ëhstë hera e fundit që flet për këtë gjë në  rrjetet scoiale, por meqë e kanë pyetur shpesh ka vendosur të përgjigjet dhe shton se askush nuk e ka idenë se ç’ndodh pas Instagramit të saj.

“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i. Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. E vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet që më keni sjellë dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe njerëz,”- shkruan këngëtarja në Instastory.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Enca Haxhia humbi të atin më datë 26 shkurt. Sokol Haxhia ndërroi jetë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment