Showbiz

Enca ‘e dëshpëruar’ për ish-të dashurin, bën deklaratë publike: Na shkruaj ndonjë mesazh

Enca ka shkruar një mesazh thumbues, dedikuar ishit të saj.
Featured image of article: Enca ‘e dëshpëruar’ për ish-të dashurin, bën deklaratë publike: Na shkruaj ndonjë mesazh Këngëtarja, Enca Haxhia.

TIRANË – Enca është gjithmonë në qendër të vëmendjes me gjithçka poston në rrjete sociale. Por, përveç projekteve muzikore, Enca nuk ka folur asnjëherë për dashurinë e saj.

Këngëtarja ka zgjedhur të jetë e rezervuar për jetën private, por mesa duket kësaj radhe ‘nuk ka duruar dot’. Ajo ka shkruar një mesazh drejtuar ishit të saj.

“I dashur ish- i dashur. Na shkruaj ndonjë mesazh që të frymëzohem për strofën e fundit që më ka ngelur. Faleminderit!”– shkruan Enca Haxhia në profilin e saj në InstaStory.

Nëse ishte një mesazh i sinqertë apo një thumbim, këtë e di vetëm këngëtarja!  

Postimi i këngëtares, Enca Haxhia në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment