
TIRANË– Bashkëpunimi i parë mes Encës dhe Muharrem Ahmetit ishte një sukses i padiskutuar. Në pak ditë kënga arriti 1 milion klikime. Por, Enca Haxhia na la pa fjalë me videon që postoi në profiling e saj në Instagram. Me thike dhe piru në dorë, këngëtarja bën sikur ha gjoksin e saj, duke tërbuar jo vetëm ndjekësit, por edhe reperin kosovar, Real 1.
Me veprimin e saj, Enca ka nxitur imagjinatën e shfrenuar në rrjet duke marrë komente nga më të ndryshmet. Megjithatë koment më pikant ishte ai i Real 1.
“Bae cica e djatht është e imja, mos gabo me prek”– shkruan Real 1 në postimin e Encës.
Këngëtarja e ka marrë me të qeshur komentin e reperit duke i replikuar: Hahahahaha iku ajo u maru.
(R.L/Dosja.al)