Showbiz

Emrin e Rihanna-s e paskemi ditur gabim, ajo tregon të vërtetën

Rihanna është pjesë e showbiz-it prej shumë shumë vitesh, por paska diçka që nuk e kemi ditur për të dhe ka të bëjë pikërisht me emrin.
Featured image of article: Emrin e Rihanna-s e paskemi ditur gabim, ajo tregon të vërtetën Rihanna.

Me sa duket, emri i saj nuk shqiptohet ashtu siç e kemi shqiptuar gjithmonë dhe këngëtarja është kujdesur të na e vë në dukje këtë gjë.

Në një video ku prezantonte koleksionin e ri të Fenty Beauty, ajo shqipton bukur, qartë dhe pastër emrin e saj dhe nuk është Ree-ah-nah (apo Rihana siç e shqiptojmë ne), por është Ree-anna (lexo: Ri-ena). Më mirë dëgjojeni me veshët tuaj në videon e mëposhtme!

Disa mendojnë se kjo gjë ka të bëjë me ndryshimin ndërmjet theksit amerikan (Ree-ah-nah) dhe atij anglez (Ree-anna), ndërsa të tjerë mendojnë se ky gabim është i pajustifikueshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që vetë Rihanna e ka treguar se si shqiptohet emri i saj. Në një intervistë me AJ Hammer, ajo e ka treguar qartë se emri i saj thuhet “Ree-anna”!

L.K/Dosja.al

Shto Koment