Aktualitet

EMRI+DETAJE/ Vrasësi nga Fieri i shpëton ekstradimit, jetoi në Angli dhe do të shijojë lirinë falë trukut që përdori në gjyq. Ja kush tjetër mund ta bëjë

Hoxhaj iu iu fsheh mjeshtërisht drejtësisë shqiptare për plot 24 vite nga kryesja e krimit dhe gjykatësi i kësaj çështje Tan Ikram, tha se nëse do të lejonte ekstradimin atëherë do të ishim përpara shkeljes së të drejtave të njeriut pasi Hoxha ishte dënuar në mungesë 20 vite më parë.
Featured image of article: EMRI+DETAJE/ Vrasësi nga Fieri i shpëton ekstradimit, jetoi në Angli dhe do të shijojë lirinë falë trukut që përdori në gjyq. Ja kush tjetër mund ta bëjë Foto Ilustruese
Përditësuar:

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykata e ekstradimeve në Londër ka vendosur për mos të ekstraduar Arjan Hoxhajn, 50-vjeçarin nga Fieri që është një prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli. Hoxhaj iu iu fsheh mjeshtërisht drejtësisë shqiptare për plot 24 vite nga kryesja e krimit dhe gjykatësi i kësaj çështje Tan Ikram, tha se nëse do të lejonte ekstradimin atëherë do të ishim përpara shkeljes së të drejtave të njeriut pasi Hoxha ishte dënuar në mungesë 20 vite më parë.

Avokatët e vrasësit fierak i argumentuan gjykatës se dënimi i tij tashmë sipas legjislacionit shqiptarë ishte parashkruar dhe rjedhimisht gjykata e la të lirë Arjan Hoxhajn.

Hoxhaj ishte dënuar në mungesë nga gjykata shqiptare për vrasjen e Ramdan Bregut dhe plagosjen e Nefail Bregut në një fshat të Fierit në vitin 1995. Menjëherë pas vrasjes Hoxhaj mbërriti në Angli duke kërkuar azil me identitet të rremë si refugjat lufte. Hoxhaj ra në pranga në muajin tetor të vitit 2019 dhe atij iu zbulua identiteti i tij i vërtetë. Autoritetet britanike të emigracionit kanë nisur procedurën e heqjes së nënshtetësisë dhe dëbimin nga Anglia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njësoj si Arjan Hoxhaj mund ti shpëtojnë ekstradimit edhe shumë shqiptarë të tjerë që fshihen në Angli deh që dënimet për krimet i kanë marrë 20 vite më parë. Duke përdorur argumentit e parashikimit të dënimit parashikuar në legjislacionin shqiptarë ata mund të bllokojnë çdo ekstradim të mundshëm dhe të jetojnë të lirë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment