Aktualitet

EMRI/ Grabiti kisha e xhami, theu qendrën shëndetësore dhe vodhi lokalet, arrestohet 21-vjeçari, ‘tmerri’ i Koplikut

Ndërsa mëngjesin e sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë. 
Featured image of article: EMRI/ Grabiti kisha e xhami, theu qendrën shëndetësore dhe vodhi lokalet, arrestohet 21-vjeçari, ‘tmerri’ i Koplikut Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një 21-vjeçar i identifikuar si Ernest Fsharri ka rënë në pranga pasi akzuohet për një seri vjedhjesh të ndodhura në këtë zonë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Fsharri, banues në në fshatin Koplik i Sipërm, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë. 

Hetimet kanë zbuluar se 21-vjeçari rezulton i përfshirë edhe në dy vjedhje të tjera. Konkretisht, më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati. Ndërsa, më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi nga Malësi e Madhe, Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kopliku”. Vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore, arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar, i cili u kap gjatë operacionit duke vjedhur në një nga objektet e kultit. Sekuestrohen sendet e vjedhura në objektet e kultit. Zbardhen dhe katër vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një të ri, i cili po kryente vjedhje në objektet e kultit dhe në lokale në Koplik, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kopliku”. Si rezultat i operacionit të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 21 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ky shtetas gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave. Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë. Pas njoftimit të marrë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Kopliku”, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, është bërë e munduar kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., të cilit gjatë momentit të arrestimit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura në këto tre objekte. Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht: Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati. Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.. Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar ky shtetas.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment