Aktualitet

EMRI/ U arrestua për grabitje, gjykata në Itali ndryshon masën e sigurisë për shqiptarin, e transferon nga shtëpia në qeli

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Itali. Ai ndodhej në arrest shtëpiak për grabitje, por gjykata i ka ndryshuar masën e sigurisë
Featured image of article: EMRI/ U arrestua për grabitje, gjykata në Itali ndryshon masën e sigurisë për shqiptarin, e transferon nga shtëpia në qeli Shqiptari i arrestuar

ITALI-Karabinierët e Notos në Itali kanë ekzekutuar një urdhër-arresti ndaj një shtetasi shqiptar. Sipas mediave italiane, Theodhori Grabova, 27-vjeç ndodhej në arrest shtëpie për grabitje.

Mirëpo Gykata e Raguzës, ndryshoi masën e sigurisë për shqiptarin, duke urdhëruar burgosjen e tij. Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari, është një grabitje e kryer në Modica në vitin 2018.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë karabinierët shkuan në banesën e tij, i  vunë prangat dhe më pas e transferuan në burgun “Cavadonna” të Sirakuzës.  Shqiptari tashmë do të qëndrojë në burg, në pritje të përballjes me drejtësinë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment