Aktualitet

Emri iu bë sot publik! Fatjon Dauti, kushëriri i Preng Gjinit? Dëshmoi pas atentatit me tritol, Britaninë e Madhe e ‘mbyti me drogë’, mediat i dhanë sërish vëmendje

Në shtator, vetëm pak ditë pas atentatit, u raportua se familja Reçi në Rrëshen, rivale me atë Gjini, kishte planifikuar goditjen e dy kushërinjve, Fatjon Dautaj dhe Preng Gjini. Kjo pasi familja Reçi, ishte e bindur se Dautaj dhe Gjini janë organizatorët e vrasjes me snajper të Kastriot Reçit në Rrëshen.
Featured image of article: Emri iu bë sot publik! Fatjon Dauti, kushëriri i Preng Gjinit? Dëshmoi pas atentatit me tritol, Britaninë e Madhe e ‘mbyti me drogë’, mediat i dhanë sërish vëmendje Fatjon Dauti dhe Preng Gjini

TIRANË– Fatjon Dauti (Dautaj), shqiptari nga Hasi që pushtoi sot mediat britanike mund të ketë lidhje me Preng Gjinin, i cili ra pre e një atentati më 15 shtator të vitit të shkuar pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. I riu, 36 vjeç, banues në Has dhe në Britaninë e Madhe ishte kushëriri i Gjinit, i cili u rrëfye para grupit hetimor për atentatin e rëndë me tritol, pasi makina që shpërtheu rezultoi të ishte e regjistruar në emrin e tij.

Në shtator, vetëm pak ditë pas atentatit, u raportua se familja Reçi në Rrëshen, rivale me atë Gjini, kishte planifikuar goditjen e dy kushërinjve, Fatjon Dautaj dhe Preng Gjini. Kjo pasi familja Reçi, ishte e bindur se Dautaj dhe Gjini janë organizatorët e vrasjes me snajper të Kastriot Reçit në Rrëshen.

Kjo bindje e anëtarëve të familjes Reçi, u përforcua akoma dhe më tepër kur menjëherë pas vrasjes së Reçit, dy kushërinjtë, u shoqëruan nga policia. Për këtë vrasje dy kushërinjtë kanë pohuar se ditën e ngjarjes ndodheshin në Tiranë dhe herë pas here janë takuar në kryeqytet, ku kanë konsumuar kafe. Siç tregon në dëshminë e tij Fatjon Dautaj, ai dhe djali i hallës, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dhe kanë vazhduar jetën të qetë.

Por më 15 shtator, Fatjon Dautaj, ka dëshmuar para oficerëve të Policisë. Ai ka thënë se nuk di të kenë hasmëri apo konflikte me asnjë person dhe madje theksonte se nuk e ka idenë se kush mund të ketë organizuar antentatin ndaj kushëririt të tij. Ai ka treguar se Preng Gjini, ditën e ngjarjes ka komunikuar shpesh me të “ëhatsapp”, duke përdorur një numër anglez dhe se pas atenatit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mirëpo Dautaj siç duket ka pasur mjaft probleme me drejtësinë britanike. Sot ai ka pushtuar të gjitha mediat britanike të cilat e kanë fajësuar për ‘përmbytjen’ e vendit nga kokaina dhe hashashi. Në Tiranë ai ra pre e një atentati të ndodhur në Piano Bar-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit, më 15 Shtator të 2013-s. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dauti mbeti i plagosur në këmbë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat shqiptare dhe në to thuhej se pas këtij atentatit dyshohej se fshiheshin konfliktet për aktivitetet kriminale në Londër, ose për hakmarrje.

Kjo pasi  Dauti ishte përfshirë në një sulm jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 Tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dauti, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri, ku dhe iu bë atentati në lokalin e tij që e kishte deklaruar të blerë prej 350 mijë eurosh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Mars të 2013-s, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dauti tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen. 

Dauti u dëbua nga Britania pasi humbi apelin që kishte bërë ndaj Komisionit Special Apelues për Emigracionin, SIAC, për kartën e tij të rezidencës, që iu hoq nga Home Office, departamenti përgjegjës për emigracionin, sigurinë, ligjin dhe rendin, por emri i tij u mbajt i fshehtë deri më tani.

Vetë 36-vjeçari argumentoi para autoriteteve britanike se ndonëse nuk ishte i përfshirë në krimin e organizuar, nëse do të identifikohej me emër, ata që ishin pjesë e bandave mund të besonin vërtetë se ishte, duke e bërë kështu objektiv të mundshëm për kriminelët me interesa të forta në pazaret e drogës.

Mediat britanike shkruanin sot se ishte në interesin e publikut për të mësuar identitetin e tij, për shkak të akuzave për lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, që mund t’i japë atij mundësinë që të rifutet ilegalisht në vend dhe duke qenë se emri i tij ishte i njohur në Shqipëri që prej 2013-s kur u plagos në atentat.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment