Politike

Emri i tij pjesë e dosjes 339, Elton Arbana betohet para Këshillit të Bashkisë Shijak

Arbana pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak ka bërë dhe betimin, duke marrë zyrtarisht detyrën e re.
Featured image of article: Emri i tij pjesë e dosjes 339, Elton Arbana betohet para Këshillit të Bashkisë Shijak Elton Arbana, kreu i Bashkisë Shijak

SHIJAK– Elton Arbana, një prej të akuzuarve si pjesë e dosjes hetimore 339, ka marrë sot detyrën si kryetar i Bashkisë Shijak.

Arbana pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak ka bërë dhe betimin, duke marrë zyrtarisht detyrën e re.

Elton Arbana u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, duke arritur të merrte 5391 vota, kundrej 449 që mori kundërshtari i tij nga Bindja Demorkatike. Emri i tij doli dhe në përgjimet e publikuara nga Bild në lidhje me dosjen 339.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment