
LONDËR– Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Londër pasi është akuzuar për pastrim parash dhe për trafik droge. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se i riu me origjinë shqiptare është identifikuar si Amir Shkrela, dhe është dënuar me 4 vite burg nga gjykata vendase.
Mësohet se në momentin e ndalimit nga autoritetet ai kishte në dy çanta në të cilat kishte fshehur shuma prej 181,000 £ dhe një dokument i rremë identifikimi me fotografinë e tij.

Shqiptari ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) kundër krimit të organizuar.
Burimi;londonnewsonline
(A.K.Dosja.al)