Aktualitet

EMRI/ Bie në pranga 18-vjeçari në Gjirokastër, ishte në kërkim për trafikim narkotikësh

Sipas informacioneve bëhet me dije se në pranga ka rënë 18-vjeçari Spiro Sakollari, nga fshati Kuqar i Përmetit.
Featured image of article: EMRI/ Bie në pranga 18-vjeçari në Gjirokastër, ishte në kërkim për trafikim narkotikësh

GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është arrestuar sot në Gjiorkastër, pasi ishte shpallur në kërkim 2 ditë më parë. I riu i kishte shpëtuar një aksioni të Policisë së Gjirokastrës dhe prej dy ditësh jetonte në arrati. 

Sipas informacioneve bëhet me dije se në pranga ka rënë 18-vjeçari Spiro Sakollari, nga fshati Kuqar i Përmetit.

I riu është arrestuar nga Policia mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet për veprën penale, kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Policia dhe grupi hetomor në Gjirokastër po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit të 18-vjeçarit, tashmë të arrestuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment