Aktualitet

EMRAT/ Sulmuan me breshëri armësh hotelin “Voloreka”, këta janë bashkëpunëtorët e Mariglen Topuzit që janë shpallur në kërkim, sherri që solli dy atentatet

Ndërsa i vetmi i paidentifikuar është 28-vjeçari me inicialet B.S.. Të tre këta persona, bashkë me Mariglen Topuzin, i cili u vu në pranga ditën e sotme akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri familjen e biznesmenit Jetmir Muçollari.
Featured image of article: EMRAT/ Sulmuan me breshëri armësh hotelin “Voloreka”, këta janë bashkëpunëtorët e Mariglen Topuzit që janë shpallur në kërkim, sherri që solli dy atentatet Mariglen Topuzi dhe foto nga hoteli
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbardhur identetitet e dy personave të cilët janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për sulmin me breshëri armësh në hotelin “Voloreka” në Tushemisht. Mësohet se dy të shpallurit në kërkim janë Ilirjan Berberi, 52 vjeç, banues në Tiranë dhe Merad Berberi 34 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë.

Ndërsa i vetmi i paidentifikuar është 28-vjeçari me inicialet B.S.. Të tre këta persona, bashkë me Mariglen Topuzin, i cili u vu në pranga ditën e sotme akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri familjen e biznesmenit Jetmir Muçollari.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë mësohet të jetë bërë një sherr mes Topuzit dhe bashkëpunëtorëve të tij me pronarin e “Voloreka” dhe djalin e këtij të fundit.

Jetmir Muçollari i shpëtoi një atentati më datë një gusht, ndërsa një javë më vonë u kërcënua sërish.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

Vetë Jemir Muçollari deklaroi se 2 djemëve të tij, po u rrezikohet jeta dhe kërkoi mbrojte nga policia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment