Aktualitet

EMRAT/ OFL-ja në SHKODËR, këta janë katër të dënuarit që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë

Dosja.al mëson se Besmir Domnori, Denis Skutina, Ranko Thanasi, Saimir Grenasi, janë katër subjektet e radhës që do të duhet t’i përgjigjen pusullës së OFL-së për të vetëdeklaruar të ardhurat. 
Featured image of article: EMRAT/ OFL-ja në SHKODËR, këta janë katër të dënuarit që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë

TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Berat ditën e sotme. Dosja.al mëson se Besmir Domnori, Denis Skutina, Ranko Thanasi, Saimir Grenasi, janë katër subjektet e radhës që do të duhet t’i përgjigjen pusullës së OFL-së për të vetëdeklaruar të ardhurat.

Besmir Domnori banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Denis Skutina banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Ranko Thanasi banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Saimir Grenasi banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

OFL, 17 shtator

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B. D., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

D. S., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

R. Th., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. G., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment