Aktualitet

Dalin fotot dhe emrat/ Kush është shqiptari që drejtonte rrjetin e 1.2 ton kokainë, ‘tmerri’ i policisë greke dhe pjesë e bandës së Marian Kolajt

Mediat greke shkruajnë se Aleksandër Pemaj njihet si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë. 
Featured image of article: Dalin fotot dhe emrat/ Kush është shqiptari që drejtonte rrjetin e 1.2 ton kokainë, ‘tmerri’ i policisë greke dhe pjesë e bandës së Marian Kolajt Foto e te arrestuarve
Përditësuar:

GREQI– Policia greke ka zbardhur emrat dhe fotot e anëtarëve të grupit që u kapën me 1. Kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras gjatë një aksioni në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Sipas mediave greke, koka e këtij grupi është një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aleksandër Pemaj. Pemaj konsiderohet si ‘tmerri’ i policisë greke dhe është dënuar disa herë nga drejtësia greke për vepra penale tepër të rënda.

I dyti nga e majta Aleksandër Pema, dhe tre miqte e tij

Mediat greke shkruajnë se Aleksandër Pemaj njihet si miku i ngushtë i Marian Kolajt. Ky i fundit është një i arratisur nga burgjet greke, i cili u vra nga policia greke gjatë përleshjes me armë në kufi me Shqipërinë.  Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar. Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është bërë nga një shtetas arab, i cili konsiderohet si një prej krerëve të organizatës.

Dy bashkepunetoret e Sander Pemes

Pagesën rezulton ta këtë bërë një shqiptar, drejt llogarisë së arabit duke e justifikuar në bankë si pagesë për mallra tregtie në lidhje me biznesin që kishte vetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nje shok dhe Sander Pema

Emrat  e te arrestuarve shqiptare nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokaine janë: Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi, Aleksandër Pema.

Sander Pema

Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi,  Shqipëri dhe Spanjë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEAN-n amerikane dhe janë sekuestruar 1.2 ton kokainë me vlerë mbi 50 mln euro. Mësohet se kokaina ishte e fshehur në disa dhoma plazhi, të një kompleksi, të cilat jepeshin me qira. Sasia e madhe e kokainës ishte nisur nga ishulli “Shën Visnet” në Karaibe për në Greqi nëpërmjet një jahti. Ajo pritej të shpërndahej drejt Europës dhe Afrikës Veriore. Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët përfshihen në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Greqi. Në shtator, në Portin e Pireut u zbulua një e madhe kokaine, që ishte nisur nga Ekuadori për të mbërritur në Portin e Durrësit. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment