Rajoni

EMRAT + FOTO/ Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën shqiptari dhe vajza e tij gjashtë muajshe

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë e goditjeve, të dy mbetën të vdekur.
Featured image of article: EMRAT + FOTO/ Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën shqiptari dhe vajza e tij gjashtë muajshe

GJERMANI– Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike bashkë me vajzën e tij gjashtë muajshe. Mësohet se i riu nga Lluka e Epërme e Deçanit Elvis (Agim) Muçaj ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e tij Luanën, në momentin që ndodhi aksidenti i rëndë.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë e goditjeve, të dy mbetën të vdekur.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit për këtë humbje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Shqiptari, vajza e tij dhe foto nga aksidenti

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit,”- shkruan Ramosaj.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “EMRAT + FOTO/ Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën shqiptari dhe vajza e tij gjashtë muajshe

  1. Ishte vetëvrasje dhe vrasja e vajzës së tij

Shto Koment