Aktualitet

EMRAT + DETAJE/ Dëshmuan vrasjen e Memet Qemës dhe çuan të vdekur në spital, kush janë miqtë e viktimës dhe autorit që janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe shoku i Stresit

Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi ishin një natë më parë bashkë me Mehmet Qemën dhe Marjus Demën, në momentin që ndodhi krimi i rëndë. Të rinjtë panë me sytë e tyre se si Dema nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi mbi Qmeën.
Featured image of article: EMRAT + DETAJE/ Dëshmuan vrasjen e Memet Qemës dhe çuan të vdekur në spital, kush janë miqtë e viktimës dhe autorit që janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe shoku i Stresit Mehmet Qema dhe Erlin Peka
Përditësuar:

TIRANË Dosja.al ka zbardhur emrat e pesë personave që janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi ishin një natë më parë bashkë me Mehmet Qemën dhe Marjus Demën, në momentin që ndodhi krimi i rëndë. Të rinjtë panë me sytë e tyre se si Dema nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi mbi Qemën.

Ata morën këtë të fundit për ta ccuar në spital, por fatkeqësisht 27-vjeccari mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Tashmë Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, janë shpallur në kërkim bashkë me autorin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një prej tyre, Blerim Hoti, njihet ndryshe edhe si Limi Hoti dhe shtë shoku i ngudhtë i reperit Arkimed Lushaj (Stresi). 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment