Sport

Empoli për herë të tretë kampion në Seria B, sezonin e ardhshëm në Seria A

Në Seria B kanë mbetur edhe dy javë për t’u mbyllur kampionati. Shtatë pike pas Empolit renditet Salernitana...
Featured image of article: Empoli për herë të tretë kampion në Seria B, sezonin e ardhshëm në Seria A
Përditësuar:

ITALI – Empoli, në ndeshjen e sotme të javës së 36-të të Seria B, ka mposhtur 4-0 skuadrën e Cosenzas, duke kryesuar tabelën e renditjes me 70 pikë. Ajo ka shtatë më shumë se Salernitana në vendin e dytë dhe nëntë më tepër se Lecce dhe Monza, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje në këtë kampionat.

Pas këtij rezultati, Empolit tashmë e ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion në Seria B, i treti në historinë e këtij klubit. Njëherësh, skuadra toskane ka siguruar për sezonin e ardhshëm edhe pjesëmarrjen në Seria A.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment