Aktualitet

EMOCIONE/ I sëmurë me kancer, vogëlushi realizon trajtimin e vështirë në QSUT, gëzimi në sytë e tij kur sheh biçikletën (Foto)

Ky trajtim është bërë falë teknikave të avancuara të rrezatimit dhe gjithashtu ka ardhur në ndihmë edhe konsultimi me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë.
Featured image of article: EMOCIONE/ I sëmurë me kancer, vogëlushi realizon trajtimin e vështirë në QSUT, gëzimi në sytë e tij kur sheh biçikletën (Foto) Rogeni, në QSUT

TIRANË– Një vogëlush ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë të kancerit duke iu rikthyer jetës normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Rogeni, djali që fitoi betejën me kancerin iu nënshtrua trajtimit të cranio-spinal në njësinë e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së.

Ky trajtim është bërë falë teknikave të avancuara të rrezatimit dhe gjithashtu ka ardhur në ndihmë edhe konsultimi me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë.

Këtë arritje Spitali “Nënë Tereza” ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, në faqen e tyre zyrtare. Krahas disa fotove ku shihet se të voglit Rogen i kanë dhuruar edhe një biçikletë QSUT-ja falenderon ekipin e mjekëve që trajtuan të voglin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të #QSUT 👉🏼 ku ekipi mjekësor i #radioterapisë#neurokirurgjisë dhe #onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike 🙏🏼 
Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT👍🏼 
Një falenderim nga ♥️ për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në #QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!
#KrenarePërMjekët
#ShëndetësiaQëDuam”- shkruan QSUT-ja krahas fotove, ku shihet se i vogli ka marrë si dhuratë edhe një biçikletë.

Rogenit i shkëlqejnë sytë teksa hap dhuratën që qëndron para tij e mbështjellë me qese. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment