Aktualitet

“Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind”/ Manastirliu publikon foton me vajzat: Bëhu superhero, mbaje maskën çdo ditë!

Ogerta Manstirliu iu bën thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve që të respektojnë masat për COVID-19.
Featured image of article: “Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind”/ Manastirliu publikon foton me vajzat: Bëhu superhero, mbaje maskën çdo ditë! Ogerta Manastirliu

TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të respektojnë masat për COVID-19. Ndërkohë, ministrja ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me 2 vajzat e saj.  Teksa shfaqen te treja me maskë, ministrja, apelon për gjithë prinderit, mësuesit dhe nxënesit që të tregohen të kujdesshëm gjatë procesit mësimor.

Reagimi:

#NëShkollë të #sigurt! Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!  Jep edhe ti kontributin tënd për #ShkollatëSigurta! 😷Bëhu #superhero💪🏼#mbajmaskën çdo ditë🙏🏼 ↔️Ruaj distancën 🧼Kujdesu për higjienën 🤜#COVID19

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky reagim i ministrjes së shëndetësisë, pasi ditën e sotme nis sot viti i ri shkollor për rreth 480 mijë nxënës, ndërkohë rreth 30 mijë mësues nisin punën. Gjatë procesit mësimor do të respektohen masat për COVID-19. Nxënësit do të mbajnë maska, do të respektojnë distancimin social si dhe do të qëndrojnë vetëm në bankë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment