Virale

Emmanuel Macron i kthehet pasionit të vjetër/ Godet kundërshtarin me top, presidenti francez bëhet “hit” në rrjetet sociale

VIDEO
Siç shihet në video Macron pasi mori topin e gjuajti me forcë duke goditur në fytyrë një kundërshtar, i cili u rrëzua në tokë.
Featured image of article: Emmanuel Macron i kthehet pasionit të vjetër/ Godet kundërshtarin me top, presidenti francez bëhet “hit” në rrjetet sociale Emmanuel Macron

FRANCË-Presidenti francez, Emmanuel Macron,  së fundmi është kthyer në një hit për mediat sociale. Në një video të postuar nga mediat e huaja shihet se persidenti gjatë një ndeshjeje futbolli me disa të rinj në kopshtet e kështjellës së Chambord, është kthyer në një lojtar komik. Siç shihet në video Macron pasi mori topin e gjuajti me forcë duke goditur në fytyrë një kundërshtar, i cili u rrëzua në tokë.

Djaloshi u ngrit sërish në këmbë, ndërsa presidenti francez nuk e ndaloi lojën për asnjë moment. Videoja përfundoi në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës ku dhe nuk kanë munguar komentet.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment