Bota

Emiratet e Bashkuara aprovojnë vaksinën e prodhuar në Kinë, cilësohet 89 % efektive

Vaksina ka kaluar nëpër provat e fazës së tretë në Emiratet e Bashkuara që nga korriku dhe është aprovuar për përdorim urgjent për punonjësit e kujdesit shëndetësor në shtator.
Featured image of article: Emiratet e Bashkuara aprovojnë vaksinën e prodhuar në Kinë, cilësohet 89 % efektive Foto ilustruese

KINË-Vaksina e bërë nga një kompani farmaceutike me bazë në Pekin, është cilësuar si 89 % efektive në parandalimin e infeksionit, sipas zyrtarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas DailyMail, vaksina, e bërë nga një kompani e quajtur Sinopharm, është një nga katër që po zhvillohet në Kinë dhe po testohet në kombin arab. Vaksina ka kaluar nëpër provat e fazës së tretë në Emiratet e Bashkuara që nga korriku dhe është aprovuar për përdorim urgjent për punonjësit e kujdesit shëndetësor në shtator.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe  është njoftuar për një regjistrim zyrtar të vaksinës, por ende mbetet e paqartë nëse vendi po përgatitet për një program të vaksinimit masiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania Sinopharm ka thënë muajin e kaluar se gati një milion njerëz kishin marrë  vaksinën e saj. Gjithashtu, katër doza i janë dhënë udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe familjes së tij.

Kina, me një popullsi prej rreth 1.4 miliardë njerëz, e ka shpërndarë  provat e vaksinimit jashtë shtetit për shkak të numrit të ulët të personave të infektuar në vend.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment