
Trupi i gjetur nën rrënojat e avionit në fund të detit i përket futbollistit Emiliano Sala. Ekpertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se trupi që u gjet poshtë avionit në ujërat e La Manshit është Sala, për të cilin kishin nisur kërkimet që prej datës 21 Janar të këtij viti.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, e cila njofton: “Trupi që u gjet në aeroplanin, në Kanalin Anglez është i futbollistit argjentinas Emiliano Sala. Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala”.
Nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore u njoftua fillimisht se u gjend avioni dhe pas tre ditësh u gjet edhe trupi që është i futbollistit.
Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe motra e tij, Romina Sala e cila shkruan në rrjetet sociale: “Shpirti yt do të shndritë në shpirtin tim përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa ekzistoj. Të dua, tito”.
Emiliano Sala ishte një blerje rekord për klubin e Kardifit, që shpenzoi 17 milionë euro për të. Me fanellën e Nantës, në 19 ndeshje ai shënoi 12 gola në sezonin 2018-2019. (Lexo edhe këtë)
Burimi: AP
J.V/Dosja.al